Pylli me “shpirtra” në Kosovë pushtohet nga turistët/ Dëgjohet zëri i një djali të zhdukur (VIDEO)

Një lajm i çuditshëm po qarkullon në mediat kosovare së fundmi pasi banorët e fshatit Pleshinë të Komunës së Ferizajt kanë nisur të besojnë se pylli i tyre është i pushtuar nga shpirtra, të njohur në gjuhën popullore si “xhinde”.

Një banor i fshatit, i quajtur Besnik Reka, ka rrëfyer historinë se si banorët kur kanë dalë për të ecur nëpër male, kanë dëgjuar muzikë të dasmave e zëra, madje një natë, një djalë i moshës së re, i cili kishte dalë për të ruajtur delet me xhaxhnë e tij, ishte zhdukur.

Këto histori kanë nxitur edhe më shumë kureshtjen e qytetarëve, të cilët kanë nisur që ta vizitojnë zonën me shpresën se do të shohin ndonjë dukur të mbinatyrshme.