Kim Jong-un zotohet se do të ndërtojë ‘ushtri të paepur’

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është zotuar se do të ndërtojë një “ushtri të pathyeshme” para atyre që ai i quan politika armiqësore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka shtuar që armët që po zhvillohen janë për vetëmbrojtje, dhe jo për të krisur luftë, raporton BBC.

Jong-un këto komente i bëri në një shfaqje të rrallë të mbrojtjes, derisa ishte i rrethuar nga një mori raketash gjigante.

“S’bëhet fjalë për të nisur luftë me ndokënd, por në vend të asaj për të parandaluar luftë dhe fjalëpërfjalshëm mbrojtjen e sovranitetit kombëtar”, ka thënë Jong-un.