Vuçiç kërcënon nga panairi i armëve: Do forcojmë ushtrinë, nuk ka mëshirë për të dobëtit

Sot është hapur në Serbi panairi Ndërkombëtar i Armëve dhe Pajisjeve Ushtarake ‘Partner 2021’, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Aleksandër Vuçiç.

Ky i fundit deklaroi se Serbia do të vijojë ta forcojë ushtrinë , duke nënvizuar se në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit.

“Në botën e interesave nuk ka mëshirë për të dobëtit, por respekt për të fortët, prandaj është e rëndësishme të zhvillojmë industrinë e mbrojtjes. Është e rëndësishme të konkurrojmë me fuqitë e mëdha në promovimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake, është e rëndësishme të ndërtojmë rrugën tonë edhe në këtë çështje dhe t’i zgjedhim ato fusha në të cilat mund të konkurrojmë, sepse nuk mundemi në të gjitha”, tha Vuçiç.