“Nuk do ta gëzosh këtë mandat …”/ Berisha kërcënon Ramën dhe paralajmëron protesta: Dëgjo daullet Edvin

Ish-kryeministri Sali Berisha e shfrytëzoi pritjen elektrizuese në Kukës nga simpatizantë të tij, për të kërcënuar disa herë kryeministrin Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij, ish-lideri historik i PD, përsëriti disa herë se Rama nuk do ta gëzojë mandatin e tretë.

“Edvin, ti mendon se do ta gëzosh këtë mandat. Dëgjoi pak ato daulle, po bien për ty. Ti që ke vjedhur me qindra milionë, nuk e gëzon dot mandatin. Ke blerë votat e njerëzve të varfër. Nuk e gëzon dot mandatin ti Edvin dhe dëgjoi prapë ato daulle, sepse ke përdorur patronazhistët njëlloj si në kohën e baballarave të tuaj mizor për të terrorizuar shqiptarët. Nuk gëzon dot mandat ti. Kryeministri i Austrisë dha dorëheqjen, por para më shumë se Edi Rama nuk ka dhënë kush në botë”, tha Berisha.

Kryeministri paralajmëroi edhe protesta para kryeministrisë, pa dhënë detaje se kur.

“Tek kryeministria e kemi radhën me atë daulle. Këto Edvin, populli nuk ti fal ty. Këto janë punë burrash dhe jo punë pengjesh. Njerëz të mirë gra dhe burra, djem dhe vajza të mirë, atdhetarë dhe patriotë, që doni një Shqipëri sovrane, të bashkojmë vlerat, guximin dhe forcat. Të bashkojmë më të mirën për të rivendosur demokracinë në Shqipëri. Për një Shqipëri që shikon drejt Evropës e jo drejt Beogradit. Për një Shqipëri që beson se e ardhmja e saj më e mirë është e Bashkimit Evropian.”, tha Berisha.