Reja befason me titullarët, Broja sërish në stol

Trajneri Edy Reja ka publikuar formacionin zyrtar të kuqezinjve, të cilët sonte do të përballen me Poloninë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

I detyruar nga mungesat e shumta, italiani ka bërë ndryshime në 11-shen titullare duke surprizuar jo pak.

Në mbrojtje, Veseli zëvendëson Gjimshitin, ndërsa edhe në mesfushë ka ndryshime thelbësore ku Ramadani dhe Odise Roshi janë zgjedhur si titullarë.

Në sulm është dyshja Uzuni-Manaj, me Brojën që përfundon përsëri në stolin e rezervave.

Një fitore ndaj polakëve i hap rrugën Shqipërisë për play-off, duke na afruar një hap më shumë me një ëndërr siç është ajo e pjesëmarrjes në Katar 2022.

FORMACIONET ZYRTARE

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Ismajli, Kumbulla, Veseli, Trashi, Ramadani, Bare, Roshi, Uzuni, Manaj.
Trajner: E. Reja

Polonia: Shezni, Davidovics, Bednarek, Glik, Puçarz, Jozviak, Kryçoviak, Moder, Zielinski, Buksa, Levandovski.
Trajner: P. Sousa