Ndërpritet ndeshja Shqipëri – Poloni

Polonia i ka shënuar gol Shqipërisë në minutën e 76-të dhe po fiton 1-0 në ndeshjen që po zhvillohet në Air Albania.

Menjëherë pas golit, lojtarët e Polonisë u futën në dhomat e zhveshjes, pasi tifozët shqiptarë nisën t’i gjuajtën futbollistët me shishe, diçka e papranueshme.

Momentalisht gjithça është ndërprerë, derisa në Air Albania ka thirrje të vazhdushme për tifozët që të mos i përsërisin veprimet e tilla pasi do ta ndëshkojnë Kombëtaren.

Ajo që ndodhi në Air Albania s’do të kalojë pa u ndëshkuar nga UEFA.