Pamje nga djegia e veturës në veri të Mitrovicës, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një automjet është djegur në veri të Mitrovicës gjatë aksionit të Policisë së Kosovës që po zhvillohet kundër kontrabandës atje.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet vetura e djegur e cila duket se ka qenë e parkuar në rrugë kur kanë nisur protestat e serbëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Policia e Kosovës aktualisht është duke vazhduar aksionin kundër kontrabandës në disa zona të vendit, një ndër to edhe Mitrovica veriore ku kanë hasur në rezistencë të qytetarëve të cilët kanë protestuar duke hedhur gurë e gaz lotsjellës.

Më herët është raportuar se është djegur edhe një automjet i policisë, ndërsa nuk dihet për të lënduar.