Berisha sinjalizon Bashën: As ai dhe asnjë kryetar tjetër i PD nuk vendos dot për mua

Ish-kryeministri Sali Berisha është pyetur sot nga gazetaret në konferencën për mediat në lidhje me një editorial të ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, ku ajo kërkoi që të rishikohej lista e PD-së.

“Zotit Basha do i sugjeroj gjithnjë dhe do insistoj që të zbatojë ligjin dhe vetëm ligjin. Dhe ligji i dekriminalizmin është një nga meritat e Bashës dhe opozitës.

Unë edhe një herë, se u shtrua pyetja në fillim, kam qenë mbështës i ligjit dhe vettingut të politikanit. Është Edi Rama, i cili ka kundërshtuar dhe hodhi poshtë, s’ka dashur, që të miratohet ligji i vettingut të politikanëve.

Por as Basha dhe asnjë kryetar tjetër i PD nuk vendos dot a kthehem apo jo në parlament”, pohoi Berisha.