Mbytet një 33 vjeçar nga Kosova në Ulqin

Një pushues 33 vjeçar nga Kosova është mbytur në det në plazhin e madh të Ulqinit, raporton portali malazias UI-info Portal.

Sipas këtij mediumi lokal, ky është i treti person brenda javës që ndodh të përmbytet në det për shkak të erërave dhe rrymave të forta të detit.

Në njoftiim shkruhet se “nëpër të gjitha plazhet ishin vendosur flamujë të kuq paralajmërimi për mostejkalim të zonës së rrezikshme në det”.