Deputeti i Vetëvendosjes i arsyeton punësimet familjare

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, ka thënë se partitë opozitare po e akuzojnë VV’në për punësime padrejtësisht.

Sipas tij, opozita po i quan punësime edhe emërimet politike që po bëhen nga qeveria e Vetëvendosjes.

“Te çështja e punësimeve, tash opozita po zgjedh një diskurs ku edhe emërimet politike i quan punësime partiake. Këta presin që edhe shoferët personalë, e këshilltarët personalë… këta i konsiderojnë punësime”, është shprehur Uka.

Tutje, ai tha se në 20 vjetët e fundit janë bërë dëme, andaj brenda 100 dite nuk mund të rregullohet gjithçka.

“Dëmi që është bërë për 20 vjet nuk mund të rregullohet për 100 ditë”, shtoi Uka.