Në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 119 pacientë, kjo është gjendja e tyre

Në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 119 pacientë.

Nga ky numër, 80 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, ndërsa 82 gjenden në oksigjeno-terapi.

Në QKUK, 70 pacientë të shtrirë, 35 prej tyre COVID-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi.

“Klinika Infektive, 37 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë, Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi. Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 16 pacientë, Spitali i Pejës, 15 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient”, thuhet në njpftim.