Gjilan: Vdes zyrtari i Policisë së Kosovës, ishte i infektuar me COVID-19

“Ju njoftojmë me dhembje se dje me datë 05.08.2021 ka ndërruar jetë kolegu ynë zyrtari policor Hevzi Shabani, në QKUK në Prishtinë, pasi i njëjti ishte i shtrirë në këtë spital si pasojë e trajtimit nga COVID-19”, ka deklaruar Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se varrimi i Shabanit do të bëhet sot në orën 13:00.

“I ndjeri është lindur më 24.11.1958 dhe i takonte gjeneratës së XI të Policisë së Kosovës ku karrierën e filloi në Stacionin Policor në Gjilan, ku me nder dhe përkushtim ka punuar, duke qenë i respektuar për koleget dhe komunitetin. Viteve të fundit ishte i caktuar në zonën e Stacionit Policor të Novobërdës, ku po ashtu punoi dhe veproi duke qenë shembull për të gjithë ne. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 13:00, në varrezat e qytetit të Gjilanit”, ka bërë të ditur Hashani.Të enjten ka ndërruar jetë zyrtari policor Hevzi Shabani në QKUK në Prishtinë, pasi i njëjti ishte i shtrirë në këtë spital si pasojë e trajtimit nga infektimi me COVID-19

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.