Labinot Tahiri kundër koncertit të Bregoviqit në Korçë, ka një apel për shqiptarët

Ish-deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri ka rekomanduar gjithë shqiptarët, të Kosovës dhe Shqipërisë, që mos të përçahen.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka komentuar ftesën e këngëtarit serb, Goran Brekovic në Korçë.

“Mos bini pre e postimeve të liga deri në atë masë që me u përqa ne si shqiptarë nëpër komente”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Shqipëri oj nëna jonë…Politika nuk bën pjesë nëpër rrjedhat e gjakut tonë. Ajo është e ardhur si mjet përqarjeje, aty ku një atdhe nuk është shumë i fuqishëm, si pasoj e politikanëve të ligë!

Vëllezër e motra shqiptare, po e llogarisë veten si i fundit me radhë ndaj reagimit që duhet t’a bëjmë të gjithë artistët, kundër mbajtjes së atij koncerti, i cili lëndon zemrat e shqiptarëve të Kosovës dhe më gjërë!

Neve e dim se ju si vëllezër e motra për ne, nuk e keni ftuar atë këngëtarë që i ka thurrur lavdi gjenocidit në Kosovë, por këtë e ka bërë politika e ligë, ku disa politikanë mundohen ta duan civilizimin e turpshëm ( duke e dashur aty një këngëtarë serb, ku në anen tjetër poshtron gjakun shqiptarë!Mos bini pre e postimeve të liga deri në atë masë që me u përqa ne si shqiptarë nëpër komente!Dikurë, kur as regjimi i Milloshit në Kosovë e as ai i Enver Hoxhës në Shqipëri, nuk e kishin mundësinë t’a ndalonin shqiptarin t’a donte Kosovën e Shqipërinë, t’a ëndërronte bashkimin, e t’a dërgoj dheun nga Shqipëria në Kosovë, – as tani, askush, asnjë politikan e asnjë këngëtarë, nuk do të mund të na ndaloj t’a duam Shqipërinë!Shkoni kah do që ua do zemra në Shqipëri duke e sabotuar çdo përqarje.Të jetojmë me dashuri për njeri-tjetrin, ashtu siç thonë Bibla e Kurani, e mbi të gjitha Vatani…Me shumë dashuri për çdokë që i rrah zemra shqip,Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë!