Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, brenda 24 orëve 263 qytetarë rezultuan pozitivë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Nga 3.008 testime, 263 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.765.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 2.271.

➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!