E gjithë struktura e Listës “Guxo” në Viti kthehet në LDK, flet Sokol Haliti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, e ka konfirmuar se në zgjedhjet komunale do garojë së bashku me Listën GUXO, e cila siç tha, është rikthyer në shtëpinë e vjetër.

“Është një rikthim i Listës GUXO në shtëpinë e vet. Ishte një vullnet i tyre për t’u rikthyer. Për mua si kryetar dhe ekipin për zgjedhjet lokale ka ndryshuar edhe qasja dhe besimi dhe sot përfundimisht janë rikthyer dhe me një shtrëngim dore jemi pajtuar që ata të kthehen në shtëpinë e vjetër

Ai u shpreh se në LDK nuk janë kthyer vetëm disa individë, por e gjithë struktura e Listës GUXO.

“Nuk ka përçarje, ka unanimitet të plotë sa i përket bashkëpunimit. Kam pasur besimin që ata do të rikthehen. Në zgjedhjet lokale kam një besim tjetër dhe ka qenë propozim dhe vullnet i tyre që të rikthehen dhe ne i kemi mirëpritur me respekt të veçantë”.

“Nuk ka dilemë që do të jemi të parët, se ekziston një përkrahje e madhe qytetare për shkak të punës së mirë që është bërë, progresit, ndërrimi të imazhit të Komunës së Vitisë, etj.”, deklaroi kryetari Haliti.