​Sveçla për zjarrfikësit: Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla thotë se në sytë e zjarrfikësve të cilët u dërguan për t’iu dalë në ndihmë autoriteteve shqiptare për shuarjen e zjarreve pa vullnetin dhe dashurinë për Shqipërinë.

Sveçla ka shkruar se bashkë tejkalohen të gjitha sfidat.

Ndërkohë që ka shpërndarë dhe një fotografi të zjarrfikësve.

“Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë. Bashkë do i tejkalojmë të gjitha sfidat”, ka shkruar Sveçla.