Sveçla për zjarrfikësit: Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë që zjarrfikësit të cilët u dërguan për t’u dalë në ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve, dëshmuan vullnetin e tyre për të ndihmuar këtë vend.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë që së bashku “do t’i tejkalojnë të gjitha sfidat”.

“Në sytë e tyre pashë vullnet e dashuri për Shqipërinë. Bashkë do i tejkalojmë të gjitha sfidat”, ka shkruar ai.
Ndryshe në ndihmë të forcave shqiptare mbrëmë me autorizim të presidentes, ka shkuar edhe një kontingjent i FSK-së dhe rreth 100 zjarrfikës.