Të buzëqeshur rrugës për Paris, postimi i fundit i Antonelës: “Përfundon një epokë, fillon një tjetër”

Zyrtarisht, gjatë ditës së sotme Messi do të jetë lojtar i PSG-së. Ai ka arritur marrëveshje dy vjeçare me Parisin, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër, deri më 2024. Leo u largua nga Barça pas një jete të tërë. 35 trofe, 778 paraqitje, 672 gola dhe 305 asiste – janë statistikat e Lionel Messit me Barcelonën që vështirë se do t’i arrijë një tjetër futbollist me Barcelonën.

Lionel Messin është nisur për Paris bashkë me familjen e tij. Gjatë ditës, ai do të zyrtarizohet si lojtar i Paris Saint Germain.

Leo ka arritur marrëveshje me PSG-në për një kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe një tjetër dhe do të fitojë 35 milionë euro në sezon.

Pak minuta më parë ai arriti në aeroportin e Barcelonës, derisa tani, Antonela Roccuzzo, gruaja e Leos, ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga aeropolani, të buzëqeshur rrugës për Paris.

Ajo ka shkruar: “Drejt një aventure të re ne të 5”.