Në Preshevë thonë se përhapja e koronavirusit po merr përmasa shqetësuese

Heqja e masave anti-covid në Preshevë ka bërë që tashmë ky vend të kthehet në vatër të infeksionit. Pavarësisht se rreth 50 për qind e popullsisë në Luginë janë vaksinuar rastet e infektimit me këtë sëmundje janë në rritje.

Në qendrën Covid thonë se infeksioni po merr përmasa shqetësuese ndërsa qytetarët më të madhe po kërkojnë ndihmë edhe në ordinanca private.

Ndërsa të vaksinuar në Preshevë janë rreth 50 për qind sipas Ylber Veliut, mbetet ende larg imunizimit kolektiv gjë e cila mund të ketë pasoja.

“Kemi aplikuar 21 mijë doza, kryesisht numri më i madh i dozave është Pfizer, mbi 13 mijë. Është vërejtur se kohët e fundit numri i të vaksinuarve është zvogëluar”, tha Veliu për RTK’në nga Qendra e Vaksinimit Covid.

Nga kjo qendër apelohet për kujdes të shtuar dhe për vaksinim sa më të shpejtë të atyre që ende nuk janë vaksinuar në mënyrë që të kalohet 70 për qindëshi i kërkuar për arritje të një imunizimi kolektiv.