Ndërron jetë një zyrtar policor nga Gjilani

Një zyrtar policor nga Komuna e Gjilanit ka ndërruar jetë këtë të mërkurë.

Njoftimin për vdekjen e tij e kanë dhënë nga familja e tij, ku kanë treguar që varrimi i të ndjerit bëhet ditën e Enjte në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM MORTOR

Familjarë, miq, dhe dashamir,

Me zemër të thyer, ju njoftojmë se sonte me datë 11.08.2021 ndërroi jetë më i dashuri ynë, babi ARIF SYLEJMANI.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër , ditë e Enjte, me datë 12.08.2021 me namazin e drekës në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Kujtimi yt do të mbetet përherë në zemrat e gjithë atyre që të njohën, si familjar i devotshëm dhe zyrtar i përkushtuar policor.

Përjetsisht të pikëlluar,

Familja SYLEJMANI