Pas tre javësh, zjarret në Shqipëri vihen nën kontroll

Janë shuar vatrat problematike të zjarrit në Shqipëri.

Në veri falë reshjeve të shiut u bë e mundur fikja e vatrave të zjarrit në Lakun e Thive dhe Majën e Rrunës, një prej zonave më problematike gjë që solli dhe rrezikimin e Tunelit të Kalimashit.

Prej më shumë se një jave, flakët dhe tymi kishin pushtuar zonën dhe ishte e vështirë për t’i neutralziuar pavarësisht ndërhyrjes nga ajri dhe nga toka.

Më herët në jug u shuan të gjitha vatrat në Karaburun, atje ku prej mëse tre javësh zjarret kanë shkrumbuar qindra hektarë sipërfaqe pyjore, por fatmirësisht pa prekur banesa dhe parkun kombëtar të Llograsë. Tashmë, bashkitë kanë nisur të bëjnë vlerësimin e dëmeve.