Deputetja Adriana Matoshi tallet me qytetarët: Mos vaksinoni se ju shtijnë çipin!

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të vaksinohen.

Por në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve, Matoshi është tallur me ata që refuzojnë të vaksinohen duke përmendur disa nga bestytnitë e shqiptarëve, përfshirë edhe konspiracionet e fundit rreth vaksinës kundër Covid-19 se “përmes vaksinimit injektohet një çip në trup”.

«Mos vaksinohi se ju shtijn çipin!!! », shkruan ndër të tjerash deputetja.