Studimi: Antitrupat e Covid zgjasin një vit. Vaksinat janë efikase dhe ndalojnë variantet e reja

Sa zgjat imuniteti pas infeksionit natyror nga SARS-CoV-2? A është i efektshëm ky imunitet edhe kundër variantit Delta? Po me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca, çfarë ndodh? Këto janë pyetje që askush dhe asnjë studim sot në botë nuk ka mundur t’i japë një përgjigje të prerë e të saktë.

Por, epidemiologu klinik, Krenar Alimehmeti sjell një studim suedez, që thotë në studim u pa përgjigjja imunitare deri në 12 muaj pas infeksionit natyror, si edhe përgjigja imunitare ndaj varianteve shqetësues Delta dhe Alfa) te pacientët e shëruar pas infeksionit natyrore, te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer e Astrazeneca dhe te personat e vaksinuar me nga një dozë të këtyre vaksinave.

Studimi është kryer nga Karolinska Institute në bashkëpunim me Agjencinë e Shëndetit Publik Suedi, Universitetin e Uppsalës dhe Institutin Mbretëror të Teknologjisë SciLifeLab.

Alimehmeti thotë se është e rëndësishme për interpretimin e rezultateve është të vëmë re se nuk është e njëjta kohë e kaluar pas imunizimit në grupet e ndryshme, pas infeksionit natyror: 12 muaj, pas vaksinës Pfizer: 30-55 ditë dhe pas vaksinës AstraZeneca: 14-22 ditë.

Çfarë vihet re në studim?

“Rezultatet janë sa të pritshme aq edhe inkurajuese! Te personat e infektuar më parë: 12 muaj pas infektimit, antitrupat neutralizues dhe antitrupat IgG anti-S janë të matshëm në 80% të rasteve (83/104) 12 muaj pas infektimit, kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër: variantit infektues origjinal (referencë), variantit Alfa: 0.95 (0.92-0.98) dhe variantit Delta: 1.03 (0.95-1.11). Te personat e vaksinuar me dy doza Pfizer (30-55 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër: variantit origjinal (referencë), variantit Alfa: 1.01 (0.78-1.38), dhe variantit Delta: 0.85 (0.64-1.14). Te personat e vaksinuar me dy doza AstraZeneca (14-22 ditë pas dozës së dytë), kapaciteti neutralizues ishte i njëjtë kundër: variantit origjinal (referencë), variantit Alfa: 0.96 (0.84-1.09), dhe variantit Delta: 0.82 (0.61-1.10)”, thekson Alimehmeti.

Alihmehmeti sjell edhe tri gjetjet kryesore të studimit suedez.

Së pari, rezultatet tregojnë një reduktim fillestar të antitrupave IgG, që pastaj mbeten në nivele të qëndrueshme 12 muaj pas infektimit të lehtë nga SARS-CoV-2.

Së dyti, këta antitrupa paraqesin aftësi neutralizuese kundër varianteve B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta) të ngjashme me aftësinë neutralizuese kundër variantit origjinal, aftësi e cila është e qëndrueshme në kohë, duke përfaqësuar një imunitet të fuqishëm kundër këtyre varianteve të shpërndara në të gjithë botën.

Së treti, Gjetjet e neutralizimit afatgjatë të varianteve të përhapura gjerësisht B.1.1.7 (Alfa) dhe B.1.617.2 (Delta), 1 vit pas infektimit të parë mund t’i ndihmojnë politikë-bërësit e programeve të vaksinimit në vendet me burime të pakta gjatë prioritizimit të numrit të kufizuar të vaksinave në dispozicion.