Arsenali humbinga debutuesi Brentford në ndeshjen hapëse të Premier Ligës

Arsenali e ka nisur me humbje ndaj Brentford, sezonin e ti të Ligës Premier, duke u mposhtur me rezultat 2-0.

Një ndeshje emocionuese ishte kjo, pasi stadiumi “Brentford Community” ishte i mbushur përplot me shikuese (mbi 17 mijë) pas plot 522 ditësh.

Vendasit me ndihmës e shikuesve ishin më të mirë në fillim, duke iu afruar më shumë portës.

Goli i parë erdhi në minutën e 22-të të ndeshjes, kur Sergi Canos me një goditje të fortë shënoi për 1-0.

Arsenali nuk kishte asnjë rast për të përmendur në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Emile Smith RoWe rrezikoi i pari, por nuk kishte suksese.

Brentford gjetën golin e dytë në minutën e 73-të, kur nga një rivënie anësore topi shkoi në zonë dhe nga tollovia përfitoi Christian Norgaard që shënoi për 2-0.

Arsenali rrezikoi me Granit Xhakën, Nicolas Pepen dhe Bukayo Sakan, por nuk arritën të shënonin.

Topçinjtë e nisi shumë keq edicionin e ti ri në Ligën Premier, ndërsa ishte një start i madh për Brentford, që kthehen në elitë me fitore pas 67 vitesh