5 mijë e 492 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Gjatë ditëve të fundit, rastet pozitive me COVID-19 kanë shënuar rritje.

Të premten është shënuar rekord i numrit të rasteve pozitive në vend. Nga 7 mijë e 424 testime, 1 mijë e 128 mostra kanë rezultuar pozitive.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 5 mijë e 493.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht po apelojnë te qytetarët që të vaksinohen me vaksinën anti-COVID.