Liverpooli fiton ndaj Norwichit, Rashica debuton në Ligën Premier

Liverpooli e ka nisur me fitore sezonin 2021/22 në Premierligë. “Reds” mposhtën në udhëtim ekipin e Norwichit me rezultat 0:3.

Goli i parë erdhi pas 26 minutave, ku Jota shfrytëzoi asistin e Salah për të zhbllokuar rezultatin.

Goli i dytë u shënua në minutën e 65-të. Roberto Firmino e dyfishoi epërsinë.

Nëntë minuta më pas, Salah shënoi për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Liverpool vendoset përkohësisht në vendin e tretë me tri pikë.

Kujtojmë se në këtë sfidë debutoi edhe Milot Rashica për Norwichin, duke luajtur 77 minuta.