Afro 7 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Kosovë vazhdon të rritet. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi dje 1 mijë e 370 qytetarë pozitiv me Covid, teksa u shënua edhe një viktimë.

Numri i rasteve aktive me këtë virus ka shkuar mbi 6 mijë e 800.

Gjithashtu dje është bërë e ditur për shërimin e 47 qytetarëve.

Njoftimi i plotë i MSh-së:

14 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës.

Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 9.169 testime, 1.370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056.

Në total numri i rasteve aktive është 6.815.