Sipas sondazheve të një kompanie ndërkombëtare, Lutfi Haziri do ta fitojë përsëri Gjilanin

Sondazhet për zgjedhjet e 17 tetorit e qesin LDK-në favorite në më së shumti komuna. LVV-ja qëndron mirë në tri komuna të mëdha, përfshirë kryeqytetin. Megjithatë, në të tri këto qytete duket se i duhet të luftojë deri në fund. PDK e sfidon seriozisht LVV-në në Mitrovicë dhe në Prizren.

Lidhja Demokratike e Kosovës historikisht del në zgjedhjet lokale më mirë, se në ato nacionale. Me aq sa thonë matjet e para, kjo do ta ndjekë edhe në këto palë zgjedhje.

Sipas sondazheve të një kompanie ndërkombëtare, LDK pritet të mbajë komunat që i ka qeverisur në 4-vjetëshin e fundit. LDK-ja, që tash drejtohet prej Lumir Abdixhikut, prin në Gjilan, Viti, Lipjan, Fushë – Kosove. Ajo del e para edhe në Vushtrri, por pritet që gara të shkojë edhe në një rund tjetër aty.