Arbana Osmani konfirmon: Big Brother po rikthehet me formatin VIP, shihemi në tetor

Ka tash e sa kohë që përflitet dhe aludohet për organizimin e mundshëm të “Big Brother Albania VIP”.

E aludimeve iu dha fund të martën prezantuesja ikonike e formatit “Big Brother” në Shqipëri, Arbana Osmani.

Kjo e fundit përmes një sërë fotografish të publikuara në rrjetin social Instagram, ka shfaqur disa nga momentet triumfuese të konkurrentëve të edicioneve ndër vite të “Big Brother”.

Ndërkohë postimi i saj përfshin një video nga edicioni i parë i këtij formati në vitin 2008, kur Arbana aso kohe ishte vetëm 25 vjeçe, teksa të gjithë suksesin ia dedikonte drejtorit të ndjerë të TOP Channel, Dritan Topi.

Në mbishkrimin e postimit, Osmani konfirmoi se tashmë kanë nisur përgatitjet për spektaklin “Big Brother VIP” dhe se si format, do të jetë i gatshëm për publikun në muajin tetor.

Ky është njoftimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):

“13 vite më parë, kur isha vetëm 25 vjeç, Tani më besoi drejtimin e spektaklit që do të gozhdonte shqiptarët para ekranit për gati një dekadë. Dita kur në celularin tim ka ardhur mesazhi i tij “Urime për Big brother” ka qenë një nga ditët më të lumtura të jetës sime, e megjithatë kurrë nuk ma kishte marrë mendja që “Big brother” do identifikohej aq shumë me mua dhe unë me të sa që me kalimin e viteve mu bë si mbiemër:) Kur në prill të këtij viti drejtuesit e Top Channel më kërkuan drejtimin e formatit pikërisht sepse “nuk ka asnje kuptim nëse nuk je ti” gëzova njësoj si para 13 viteve, por nuk doja ta ndaja me ju pa filluar puna. Që atëherë, bashkë me një skuadër fantastike kemi punuar dhe po punojmë çdo ditë për të risjellë në sezonin e ri në ekranin e Top Channel programin që prisni prej 4 vitesh. Me besimin që do te jetë një edicion i paharrueshëm, emocionues, drithërues e dinjitoz, siç e meriton. Shihemi në tetor, me Big Brother Vip”, ka shkruar Arbana Osmani në Instagram.