Mbushen spitalet dhe klinikat COVID, rreth 600 pacientë të hospitalizuar, 29 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 575 pacientë.

Sipas SHSKUK’së, 468 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19.

29 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 418 janë me oksigjenoterapi.

18 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

575 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

468 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

418 me oksigjeno-terapi

29 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 206 pacientë të shtrirë, 170 prej tyre Covid-19 pozitivë, 155 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 113 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 36 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 11 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 44 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 369 pacientë, 298 prej tyre Covid-19 pozitivë, 263 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 70 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 91 pacientë

– Spitali i Pejës, 64 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 15 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 37 pacientë