ALARMANTE: 2 mijë e 110 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 4 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 2 mijë e 110 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

18 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.358 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.

Deri më sot 215.329 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.258 testime, 2.110 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 130 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.408.

Në total numri i rasteve aktive është 12.159.