Murati: 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës në Kosovë

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve Hekuran Murati pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka thënë se 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës në Kosovë.

Ai është shprehur se vaksinimi do të marrë pak kohë, megjithse ka kërkuar nga të pavaksinuarit që të kenë kujdes derisa të marrin vaksinën.

“Vaksinat tashmë i kemi, nuk ka nevojë për pasiguri, vaksinat janë, vetëm se në tempon që po shkon që është prej më të shpejtave, më tepër se 1 për qind e popullatës totale po vaksinohet brenda ditës, normalisht që do të marrë pak kohë”, ka shtuar ai.

Përndryshe, Murati ka thënë se si ministri do ta ndihmojnë financiarisht Ministrinë e Shëndetësisë për shtimin e stafit.

“Ne si Ministri e Financave, Punës dhe Transfereve i qëndrojmë prapa dhe mbështesim çdo vendim të MSH sa i përket masave kufizuese për të ruajtur shëndetin e qytetarëve dhe po ashtu mbështesim financiarisht çdo vendim të Ministrisë së Shëndetësisë qoftë për ë shtuar stafin shëndetësorë, apo mbështetje tjera financiare”, ka shtuar ai.