Ish-Agjenti Special Mbikëqyrës i FBI-së mbërrin në Tiranë, i bashkohet Byrosë Kombëtare të Hetimit

Ambasada Amerikane njoftoi se ka mbërritur në Shqipëri ish-Agjenti Special Mbikëqyrës i FBI-së, Steve Butler, i cili do të jetë këshilltari i ri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri ish-Agjentin Special Mbikëqyrës të FBI-së dhe këshilltarin e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Steve Butler. Ambasadorja Kim u takua me Steve për t’a mirëpritur atë në ekip dhe për të biseduar mbi mbështetjen tonë të vazhdueshme për punën themelore të SPAK në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar nëpërmjet trajnimeve, ndërtimit të kapaciteteve, pajisjeve dhe ekspertizës këshilluese”, lexohet në postimin e Ambasadës Amerikane në rrjetet sociale.