Ushtria e Kosovës do të pajiset me helikopterë

Ushtria e Kosovës është e pajisur me armë automatike, por duket se ato nuk u mjaftojnë. Forca e Sigurisë tani po planifikon të furnizohet me pajisje shtesë dhe tashmë kanë nënshkruar disa kontrata për furnizim me mjete të nevojshme.

Një gjë të tillë e pohon komandanti i FSK’së, Rrahman Rama, i cili ka bërë të ditur se ushtarët e Kosovës kanë nevojë të furnizohen me pajisje të blinduara.

Pos kësaj, planet e Ushtrisë së Kosovës, janë që të krijojnë edhe flotë ajrore.

Gjenral Rama thotë se po planinifikohet që të pajisen me helikopterë.

Ndërkohë për pilot kjo forcë nuk do të ketë telashe pasi FSK-ja ka tre pilotë të shkolluar jashtë vendit të cilët aktualisht po bëjnë praktikë në Shqipëri.

Vitin e kaluar FSK-ja ka marrë 27 automjete ushtarake të njohura si “Humvee”, të cilat erdhën si donacion nga ushtria amerikane.