Të sjell fat dhe të mira! Nis pelegrinazhi në ‘Malin Tomorit’, njoftimi: Masat janë marrë

P olicia e Beratit janë angazhuar për sigurimin dhe garantimin e rendit dhe sig urisë gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në ‘Malin e Tomorrit’.

Shërbimet e po licisë më të përqendruara do të jenë përgjatë akseve rrugore: Urë e Kuçit-Berat-Poliçan- Pronovik-Novaj–Teqe, Poliçan –Çorovodë, Çorovodë-Gjerbës–Teqe e Kulmakut, pika të tjera që do të vendosen si dhe në territorin ku zhvillohet aktiviteti i pelegrinazhit.

Njoftimi i plotë i po licisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatet e Po licisë Berat, Kuçovë dhe Skrapar, në bazë të një plani të detajuar masash, janë angazhur plotësisht me qëllim, sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë rrugore, lëvizjen e qarkullimit normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë dhe në zonat turistike, gjatë zhvillimit të pelegrinazhit në “Malin e Tomorrit”.

Drejtoria Vendore e Po licisë Berat kërkon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve për zbatim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.