FSK-ja do të pajiset me automjete të reja të blinduara nga Turqia

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj po vazhdon vizitën e tij në Turqi, nga ku ka bërë të ditur se shumë shpejt Kosova do të pajiset me disa automjete të blinduara taktikë.

Përmes një statusi në Facebook, ministri Mehaj ka thënë se karakteristikat e larta teknike dhe taktike dhe lëvizshmëria e jashtëzakonshme e tyre, siguron mbrojtje shumë të lartë balistike, ndaj minave si dhe rritje të kapacitetit të ngarkesës dhe vëllim të brendshëm.

Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë detaj rreth tyre, numrin, e as mënyrën e sigurimit të tyre.