“Murati, një mërgimtar , na bëri të ndihemi me turp për përjetimet në Prishtinë”

Imami i Xhamisë Tahtali në Pejë, Gazmir Sahara, ka postuar në rrjetin social facebook një shkrim ku ka përshkruar peripecitë e mikut të tij Muratit, në kryeqytet.

Murati, duke qenë me probleme shëndetësore (nevoja të vecanta), ka treguar për pengesat që kanë personat me nevoja të vecanta në kryeqtytetin e Kosovës, Prishtinë!

Më poshtë e gjeni postimin e plotë pa ndërhyrje:

Murati një gurbetqar, na nderoj me mikpritje!

Mbi të gjitha na bëri të ndihemi me turp për atë që ditën e djeshme e kishte përjetu!

Dje një ditë më shi e me erë të ftohet e ka nxon Muratin me familje në parkun e Germise në një restoran! Aty ka bo kërkesë në restoran që me ja huazu një batani ( plaf) për shkak që e kishte lag shiu e ftohtë, mirëpo nga lokali nuk ia kanë dhënë, edhe pse ky ka shpreh gadishmeri edhe me e pagu, por fatkeqësisht kanë refuzu!

Duke mos mjaftu kjo, është ardhë koha më dalë nga lokali, e me dalë në shi për më shku të autobusi urban. Nga aty deri në qafë kanë shku me një autobus, nga qafa kur ka ardhë autobusi I parë ( linja 1), ka dalë një femër dhe ska pranu me e fut në autbos edhe pse ky e ka të drejtën si hendikep që me hyp në të!

Pasi ka shku ky autobus ka ardhe tjetri, edhe tjetri njëjtë si i pari kanë refuzu me e marr në autobus, me tendencën se ska vend të lirë, ndërsa autobusi ka pas vend të zbrazët sa te duash!

Në fund autobusi I fundit ka pranu me e marr edhe me e dergu deri në Fushë Kosovë ku edhe e ka banesën!

Ka kerku taxi që i plotësojnë kërkesat për hendikep, mirëpo krejt kryeqyteti nuk e paska asnjë taxi të tillë!

Sa të poshtër duhet të jenë “individ” të tillë, kur e kanë mundësinë që t’ia ofrojnë një ndihmë atyre që kanë nevojë për ndihmë, duke mos hargju mund fare!

Poshtërsia e këtyre duhet të merr fund, duhet të edukohen që të kryejnë punën që e kanë obligim dhe paguhen edhe pse janë idiot në shpirtë ( të pashpirt).

Në të njëjtën kohë dua që ti drejtoj lutje kryetarit të komunës Shpend A. Ahmeti, po edhe kryetarëve të komunave të tjera, të marrin masa për të rregullu edhe mentalitetin edhe infrastrukturën për këtë kategori, ku plotësimi I nevojave të tyre është e rregulluar edhe me ligj, por praktikisht askund!