Arrijnë në Kosovë autoblinda e para nga Amerika, janë të pajisura me armatim të rëndë

Ushtria e Kosovës po vazhdon të pajisjet me armatim dhe autoblinda të rënda të terrenit.

Që nga shndërrimit i FSK-së në ushtri të rregullt, janë arritur marrëveshje me shtete të ndryshme për blerjen e armatimit dhe pajisjeve përcjellëse. Këto marrëveshja, disa në formë të donacioneve, janë arritur kryesisht me SHBA-të dhe Turqine.

Së fundi, FSK-ja është duke u pajisur me autoblinda amerikane të njohura si si ASV -Armored Security Vehicle.

Merret vesh se ushtria e Kosovës do të ketë në kontingjentin e saj rreth 50 autbolinda ASV.

Sipas uebfaqeve të specializuara për ushtri, autoblindat ASV janë të pajisura me granatahedhës MK19, mitraloz M2 dhe mitraloz M240.

Në anën tjetër, dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paralajmëroi ardhjen e disa autoblindave të tjerë të tipit “Vuran”, prodhim i Turqisë.

Këto autoblinda janë prodhim i fundit i teknologjisë së avancuar ushtarake dhe Kosova është vendi i parë që arrin marrëveshje me Turqinë për këtë autoblinda.