Kongresmeni amerikan në bazën e Kuçovës ku NATO do të investojë 58 mln dollarë, ambasada jep detaje për vizitën

Kongresmeni amerikan, Mike Quigley ka vizituar Shqipërinë këtë javë, ku ka qëndruar dy ditë.

Lajmi bëhet publik nga ambasada amerikane në Tiranë, e cila njofton se Mike Quigley ka zhvilluar një takim me ambasadoren Kim, si dhe ka vizituar bazën ajrore të Kuçovës

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA.

Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s