LDK: Asnjë nga kandidatët tanë s’kanë probleme me ligjin

Lidhja Demokratike e Kosovës ka deklaruar se asnjë nga kandidatët e kësaj partie që do të garojnë për kryetarë komunash nuk kanë probleme me ligjin.

LDK përmes një postimi në Facebook kanë shkruar se ky është rezultat i pritshëm.

“Rezultat i pritshëm: Asnjë nga kandidatët e LDK-së nuk ka probleme me ligjin

Nëntë (9) prej kandidatëve për kryetarë të komunave, të cilët pritet të garojnë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kanë probleme me ligjin. Nuk na vjen mirë për një gjë të tillë, por kjo është e vërteta. Po ashtu, e vërtetë është se asnjëri prej tyre nuk është nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky rezultat pasqyrohet saktë e qartë në raportin që e publikoi sot Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it”, thuhet në postimin e LDK-së.