Trajneri i Milanit: Po bëhemi më të fortë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka thënë se skuadra e tij është duke u bërë gjithnjë e më e fortë, pas fitores kundër Sampdorias në ndeshjen e saj hapëse në sezonin e ri në Serie a të hënën.

Milani e nisi fushatën e re në ligë me fitore 1:0, falë një goli të Brahim Diazit që e lumturoi trajnerin Pioli.

Pioli e pranoi se kuqezinjtë vuajtën për ta arritur fitoren, por këmbënguli se skuadra ishte e përgatitur shumë mirë.

“Sampdoria luajti shumë mirë në mbrojtje. Jam i lumtur që fituam dhe që e kërkuam edhe golin e dytë”, tha Pioli pas ndeshjes.

“Përveç mungesës së Fanck Kessie shkaku i lëndimit, unë e dija se ishim përgatitur mirë. E fituam ndeshjen me vuajtje”, theksoi ai.

Pioli shtoi: “Ne po bëhemi një ekip i fortë me shumë konkurrencë në grup”.