Mbërrijnë në Rinas 43,512 doza Pfizer, Rama apel qytetarëve: Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit

Kryeministri Edi Rama ka vijuar apelin ndaj qytetarëve për t’u vaksinuar gjatë muajit të hapur, ndërsa ka njoftuar ardhjen e vaksinave të reja Pfizer në vendin tonë. Në rrjetet sociale, kreu i qeverisë njofton se kanë mbërritur në Rinas 43,512 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

“43,512 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 1,899,172 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri. Shfrytëzojeni muajin e hapur të vaksinimit masiv”.