Ronaldo mund të shkojë te Manchester City

Edhe një javë para mbylljes së afatit kalimtar, Juventusi ende nuk e di nëse do të jetë në gjendje të llogarisë te Cristiano Ronaldo apo jo për këtë sezon.

Ajo që pritej ka ndodhur: rezultati i efektit të mundshëm domino, me Kylian Mbapé si protagonist, ka zgjatur deri në javën e fundit të tregut të transferimeve .

Portugezi është ende një opsion për Paris Saint-Germain në rast se Kylian largohet për në drejtim të Realit të Madridit.

Përveç kësaj, ‘biankonerët’, prej muajsh, kanë zgjedhur Gabriel Jesus të Manchester Cityt si zëvendësues të mundshëm të yllit portugez.

Por, “Qytetarët” kanë një prioritet: Harry Kane. Negociatat me Tottenhamin janë shumë të komplikuara, dhe Ronaldo përfaqëson një alternativë për Pep Guardiolan. Në fakt, tashmë ka pasur kontakte, por nuk ka asgjë konkrete.