Qeveria e re shqiptare do të shpallet javën e ardhshme

Qeveria e re e Shqipërisë do të mësohet javën e ardhshme, tha kryeministri Edi Rama në mbledhjen e fundit të qeverisë së mandatit të dytë.

Rama la të kuptohet se disa nga ministrat aktualë nuk do jenë më pjesë e qeverisë.

“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhshme dhe ju do të vijoni të gjithë punën deri në minutën e kalimit të detyrës. Fatmirësisht kemi një skuadër kampione, ku ka shumë zgjedhje për çdo rol, dhe kampionati katërvjeçar kërkon jo vetëm një formacion të mirë, një kryesi të mirë të grupit parlamentar, por edhe një stol të gjatë rezervash, për të pasur mundësi energjizimi të skuadrës”, u tha Rama ministrave.