Ministrja Haxhiu për vr asjen e 18-vjeçares në Ferizaj: Kërkojmë dënim maksimal për autorët

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për vr asjen e 18-vjeçares në Ferizaj, me ç’rast ka thënë se janë të shqetësuar dhe për këtë qeveria ka dhënë angazhimin maksimal.

Haxhiu në një konferencë për medie tha se Qeveria do të angazhohet për reforma në arsim, shëndetësi e drejtësi.

“Jemi të shqetësuar me vr asjen makabre të M.O. dhe kjo është arsyeja pse qeveria ka dhënë angazhim maksimal ndaj këtij rasti. Për shkak të dominimit të mentalitetit partirakal burrat konsiderojnë trupin e gruas si një pronë të tyre. Kjo duhet të ndryshoj dhe qeveria do të angazhohet në reforma në arsim, shëndetësi, drejtësi”, u shpreh ajo.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se kërkojnë dënim maksimal për vrasjen makabre në Ferizaj.