Murati: Ditët në vijim do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë nga mbi 40 milionë eurot e ndara sot

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është deklaruar lidhur me ndarjen e mbi 40 milionë eurove që u bënë sot nga Qeveria e Kosovës.

Murati tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u ndanë mbi 40 milionë euro, në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.

Tutje ai theksoi se gjithashtu është miratuar edhe nisja e negociatave për Projektin e Reformimit të Sistemit të Ndihmës Sociale, që pritet të financohet nga Banka Botërore me 47 milionë euro.

“Themeluam edhe ekipin për Kartonin e Gjelbër. E shumë vendime tjera në të mirë të qytetarëve”, shtoi ai.
Ministri Murati deklaroi gjithashtu se në ditët në vijim do të bëjnë edhe operacionalizimin e këtyre masave, dhe do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë.