Rriten infektimet/ 844 raste të reja dhe 3 viktima në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit dhe njofton se janë rritur frikshëm rastet e reja si dhe janë shënuar 3 viktima si pasojë e Covid-19, njëri prej tyre vetëm 20-vjeç.

Kështu, nga 7725 testime të kryera 844 qytetarë janë konfirmuar pozitivë, ndërsa numrin më të lartë të infektimeve e mban Tirana me 246 raste.

Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Fatkeqësisht tre persona kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19, mes tyre një 20 vjeçar nga Korça i cili vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, një 69 vjeçar nga Shkodra dhe një 81-vjeçar nga Vlora.

Ndërkaq, Ministri vijon me thirrjet për vaksinim, në mënyrë që frenojmë përhapjen e virusit të rrezikshëm.