Syla: Më shtrenjtë kushton një mindil i Arben Vitisë, se paga ditore e mjekëve

Gazetari Valon Syla ka komentuar shtesat që Qeveria e Kosovës i ka ndarë për punëtorët shëndetësorë.

Syla përmes një postimi në Facebook i ka drejtuar kritika ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, duke thënë se më shtrenjtë kushton një minidil i Vitisë se sa një pagë ditore e mjekëve kosovarë.

“O ku je Arben Vitia? ‘Mindili’ paska vendosë që ditën e 1 doktori që lufton me pandeminë ta paguaj 2.4 Euro për ditë. Pra, 30 cent shtesë në orë për doktorat që luftojnë kundër pandemisë. Në anën tjetër po i then rekordet me 2541 të infektuar.

Me një fjalë, ma shumë kushton një mindil i setrave të Arbenit që i ndryshon çdo ditë sesa paga ditore e mjekëve e infermierëve që çdo ditë përballen me virusin”, ka shkruar Syla.