Zbulohen detaje nga oferta e Man Cityt për Ronaldon dhe kërkesat e Juventusit për lojtarit

Manchester City po i mban opsionet e hapura pasi ata janë të lidhur me një lëvizje për yllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo .

Sulmuesi portugez, i cili është një ish-lojtar i Manchester Unitedit, është i etur të largohet nga Juventusi dhe të bashkohet me një ekip që mund të konkurrojë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Sipas mediumit të njohur ESPN, City nuk po përjashton një transferim të Ronaldos pasi Harry Kane konfirmoi të ardhmen e tij me Tottenhamin.

Çështja në një marrëveshje të Ronaldos është financiare, me Juventusin që kërkon një tarifë prej 30 milionë eurosh për lojtarin, ndërsa kërkesat për pagën e Ronaldos mund të shkojnë përtej strukturës së pagave të Cityt gjithashtu.

City dëshiron një transferim falas dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë Ronaldos një kontratë dyvjeçare, me një pagë prej 12.8 milionë funtesh apo 15 milionë eurosh në sezon.

Sidoqoftë, Juve dëshiron të paktën 21.4 milionë funte apo 25 milionë euro si një tarifë transferimi dhe asnjë ofertë zyrtare nuk është bërë ende.

Ronaldo 36-vjeçar nuk i ka komunikuar drejtpërdrejt klubit se dëshiron të largohet, por kjo pritet të ndodh së shpejti.

Paris Saint-Germain u lidh me Ronaldon, por aktualisht nuk ka interes për ish-lojtarin e Real Madridit edhe në rast se largohet Kylian Mbappe.