VIDEO e plotë/ Shampanjë dhe muzikë, 4 vajzat e “çmendura” që bllokuan rrugën në Tiranë për sfidën në Tik-Tok

Muzikë të lartë në sfond, një shishe shampanje në dorë dhe më pas bllokojnë trafikun me makinë.

E tillë ka qenë aventura e 4 vajzave të reja në kryeqytet, të cilat kanë bllokuar për pak çaste rrugën në Unazën e Re për të bërë video në Tik-Tok.

Ngjarja në fjalë është regjistruar më datë 22 gusht, në rrugën “Teodor Keko”. Siç shihet edhe nga pamjet , tre vajza zbresin nga benzi luksoz, ndërkohë që një tjetër qëndron në makinë dhe hap shampanjën. Nga ana tjetër drejtuesit e mjeteve iu bien borieve, pasi bllokohen në trafik.

Ndërkohë që të gjithë videon e kanë realizuar përmes një droni.